Në Kuvendin e Kosovës sot do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për programin e qeverisë Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet lidhur me parimet programore 2017- 2021 të Qeverisë së Kosovës.

Seanca ishte kërkuar nga opozita pasi Qeveria Haradinaj u votua në Kuvend pa debat më 9 shtator.

Seanca që kishte filluar më 10 shtator ishte ndërprerë me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, pasi në të nuk kishte marrë pjesë kabineti qeveritar.