Financuesi i njohur amerikan, Xhorxh Soros një pjesë të madhe të pasurisë së tij ia dhuroi fondacionit të vet, të themeluar në vitin 1984 për mbështetjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirinë e shtypit.

“Fondacioni “Shoqëria e hapur” i fitoi 18 miliardë dollarë prej Sorosit 87-të vjeçar, donator i madh i Partisë Demokratike në SHBA”, deklaroi zëdhënësja e Fondacionit.

“Shuma ka të bëjë me “transferimin e vazhdueshëm të mjeteve” nga ana e Sorosit i cili planifikon pjesën më të madhe të pasurisë t’ia lë Fondacionit “Shoqëri e hapur'”, theksoi ajo. Soros në vitin 2015 filloi të transferojë mjete në Fondacion, në momentin kur pasuria e tij u vlerësua në 24,2 miliardë dollarë.

Me këtë donacion, Fondacioni “Shoqëri e hapur” bëhet organizata më e pasur joqeveritare në SHBA, pas fondacionit Bill dhe Melinda Gjets, i cili disponon me 40 miliardë dollarë që të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në shëndetësinë publike dhe zhvillimin në mbarë botën, tregojnë të dhënat e “Neshënall filantropik trast”.