Në emisionin e sontëm Click Plus që emetohet në Tv 21 do të debatojnë Izet Mexhiti nga BDI dhe Remzi Memedi nga ASH. Në emsion do të diskutohet për rezultatin zgjedhor si dhe për ankesat e deponuara nga ASH për Strugën.

#ClickPlus, sonte, 21:30 drejtpërdrejt në TV21!
Tema: Zgjedhjet ikën, problemet shtohen!?
Debatojmë me:
Izet Mexhiti, BDI
Remzi Mehmedi, Aleanca për Shqiptarët

A pritet ta përmbysin rezultatin e së dielës, ankesat e deponuara në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve?
Kush merr përgjegjësinë për rezultatet e zgjedhjeve tek partitë, dhe sa reflektojnë ato me votat që kanë marr?
Si e lexojnë porosinë që morën nga votuesit partitë në pushtet?
Ka apo jo turbulenca në koalicionin qeveritar, dhe si do të reflektojë përçarja e partive politike shqiptare që janë partnere në qeverinë qendrore?
Sonte në #TV21 përgjigjet i japin nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët, Izet Mexhiti dhe Remzi Mehmedi

Shihemi sonte në #ClickPlus në 21:30.