Alexis Sanchez ka kontratë me Arsenalin vetëm deri në fund të këtij sezoni, por skuadra angleze është e gatshme ta shes gjatë janarit, në mënyrë që të mos e lerë të lirë të largohet

Këtë dëshirë të Arsenalit është gati ta plotësojë skuadra angleze, Everton, e cila do të tentojë transferimin e Alexis Sanchez.

Sipas The Sun Sunday, Everton është e gatshme të paguajë 35 milionë euro për kilianin, shumë kjo e pranueshme edhe për Arsenalin.

Por, probleme do të jetë vetëm dëshira e lojtarit, i cili preferon të luaj në Arsenal deri në fund të këtij sezoni dhe më pas të kalojë në Manchester City.