Tha që në kohë fushate do të shfrytëzon pushimin vjetor, edhe pse lideri i tij, z. Ziadin Sela tha që ky gjest është një manipulim klasik, sepse, deputetët dhe ministrat shkojnë në pushim kolektiv dhe jo individualisht.

Taravari dështoi në raundin e parë zgjedhor, sepse, humbi nga Nevzat Bejta. Nga data 25 shtator kur dhe filloi fushata, Taravari shfrytëzoi pushimin vjetor.

Deri më 15 tetor, dita e votimeve, Taravari shfrytëzoi 20 ditë nga pushimi vjetor. Pas raundit të parë, deri në raundin e dytë do të kalojnë edhe 15 ditë të tjera, që i bie se Taravari do të shfrytëzon 35 ditë pushim vjetor, një afat kohor që bie ndesh me të gjitha ligjet ekzistuese në shtet, sepse, pushimi vjetor zgjat vetëm 24 ditë.

I mbetet Taravarit që publikisht të arsyetohet për këtë veprim antiligjor. Redaksia jonë do ta publikon përgjigjën e tij rreth këtij veprimi skandaloz, sapo ta thotë.