Kandidati për kryetar komune të Tearcës, Isen Asani ka hapur konkurs të gjuhës angleze në kohë fushate. Ai me këtë mundohet ti mashtrojë votuesit se është për popullin ndërsa dy mandatet e tij derën e ka pasur të mbyllur.

Asani njihet edhe për skandale në infrastrukturë ku ka asfaltuar rrugën deri tek ara e tij, ndërsa nga ana tjetër shumë rrugë të fshatrave të komunës së Tearcës janë në gjendje katastrofale.

Ndryshe Asani do të mbahet mend edhe për mashtrimet e mëdha që i ka bërë fshatit Nerasht me ujin e pijshëm, ku ky fshat vazhdon të ketë problem disa vjeçarë,  ku muaj më parë me inicativë të banorëve kanë nisur të rregullojnë ujësjellësin e fshatit /TetovaSot/