Turqishtja duket se është gjuhë e parë zyrtare për KQ-së. Së paku kështu duket të jetë e vërtëtë. Kështu në Qendrën e votimit në 1 Tetorit në Prishtinë me numrë 1912e, shkiruan Botapress.

Në hyrje të kësaj qendre, qëndron tabela për qendrën e votimit.

Por ajo që binte në sy ishte mbishkrimi së pari në turqisht, pastaj në gjuhën shqipe.

Kjo tabelë diskriminuese nuk do të duhet të ishte vendosur as në Prizren e në Gjilan ku turqishtja është gjuhë zyrtare, sepse në mbarë Republikën e Kosovës, gjuha shqipe është gjuha e parë zyrtare e jo gjuhët e tjera të minoriteteve. Por ky skandal ndodhë vetëm në Kosovë dhe ky diskriminim ndodhë edhe nga një institucion kredibil siç është Komisioni Qendror Zgjedhor I Kosovës.

Botapress, ka tentuar që të kontaktojë me telefon me zyrtarët për informim në KQZ por ata nuk janë lajmëruar fare.