Harvey Weinstein i ka ofruar mbështetje financiare dhe morale mikut të tij, Bill Clinton, në kohën kur ky i fundit ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë aferës me Monica Lewinskyn.

Në vitin 1998 kreu i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë u akuzua për aferë seksuale me Lewinskyn, kështu që iu desh të dilte para gjykatës.

Image

Në një dokument të siguruar nga in “The Washington Post” ndodhet edhe emri i Weinstein ndër njerëzit që e kanë ndihmuar Clintonit për shpenzimet e gjykatës.

Producenti, i cili aktualisht është akuzuar nga dhjetëra femra në Hollywood për përdhunime dhe ngacmime seksuale, ka dhuruar 10.000 dollarë për fondin mbrojtës të ish-presidentit amerikan.

Clinton asokohe ishte 49 vjeç, kurse Lewinsky ishte 22 vjeçe. Presidenti i atëhershëm amerikan shpenzoi 2.2 milionë euro për mbrojtjen e tij dhe mbeti në Shtëpinë e Bardhë edhe pse pati spekulime, se dëshmia e tij ishte e rreme.

Image

Ndërsa tani është mësuar, se njëri nga donatorët për mbrojtjen e Clintonit ka qenë edhe Weinstein.

Kjo ka bërë që producenti i famshëm të krijonte raporte të mira me familjen e presidentit. Në atë kohë, Hillary Clinton kishte marrë pjesë në premierën e filmit “Shakespeare in Love”.

Image

Weinstein e ka ndihmuar edhe Hillaryn

Në vitin 2000, Weinstein e kishte organizuar edhe festën e ditëlindjes së Hillaryt dhe kishte grumbulluar fonde për kandidaturën e saj në Senat dhe përpjekjet në garën presidenciale.