Agjencia sllovene për luftë kundër pastrimit të parave, ka hapur hetim në lidhje me pohimet e partive opozitare se banka më e madhe shtetërore, Banka e Re e Lubjanës (NLB) ka pastruar pothuajse një miliardë euro nga Irani në periudhën midis vitit 2008 dhe 2010.

Me këtë, ata e kanë shkelur embargon ndërkombëtare dhe dispozitat për financimin e terrorizmit.

Mediat sllovene në korrik njoftuan se çdo ditë në NLB bankën kanë kryer 40-50 transaksione ndaj 30.000 llogarive në mbarë botën, duke përfshirë edhe disa me emra të rreme.

Akuzat nuk u sqaruan detajisht derisa opozita nuk hapi rast javën e kaluar.

Qeveria sllovene ndërkaq, konfirmoi se “në atë rast Agjencia për parandalim të pastrimit të parave ka pranuar raport për transaksione të dyshimta në qershor të vitit 2010 në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

Ministria e Financave konfirmoi se kanë dhënë kërkesë deri te 30 shtetet në lidhje me transaksionet kontestuese. Pas kontrolleve është konfirmuar se ekziston dyshim se janë shkelur disa ligje.

Në qendrën e skandalit është shtetasi britanik-iranian Iraj Farokezdeh, i cili ka hapur llogari në atë bankë në vitin 2008 për kompaninë Farok Ltd, pasi autoritetet zvicerane ia mbyllën llogaritë në bankën USB,

Siç parashikohet, ai ka transferuar para nga Banka eksportuese iraniane dhe zhvillimore e cila është nën sanksione dhe në listën e zezë të BE-së. Në atë kohë ai ishte edhe në listën e personave më të kërkuar nga Interpoli, bëri të ditur Euroaktiv.