Në mungesë të ideve dhe projekteve të veta, të cilat do duhej të ju ofronte qytetarëve të Çairit, kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi, paturpësisht ka kopjuar idetë e KONTRATËS të Visar Ganiut të cilat ai që në fillim të kandidimit të tij ua ka ofruar çairasve.

Zeka i frikësuar dukshëm nga humbja e sigurt dhe demaskimit të tij nga ana e qytetarëve, shpejtë e shpejtë i ka xhiruar dy spote, ku shihet qartë shihet se po e kopjon Ganiun dhe KONTRATËN e tij.

Sporti , Çarshija e vjetër, janë vetëm dy fusha ku kandidati i Besës ka “huazuar” idetë e programit të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega e Çairit.

Dallimi i vetëm është në emërtimin e projektit, kështu në KONTRATËN e Visar Ganiut me qytetarët e Çairit parashikohet ndërtimi i qendrës sportive multifunksionale sportive dhe rikonstruimi i stadiumit të KF Shkupit, ndërsa Zeka i Besës na thotë se Çairit i duhet një qendër më e madhe sportive e cila do të stimulojë më shumë sporte.

Ndërsa kopjimi tjetër është tek projektet për Çarshinë e Shkupit, respektivisht KONTRATA e Visarit me qytetarët e Çairit ka parashikuar prurjen e emrave të njohur europianë dhe hapjen e shitoreve me brende të njohura botërore, ndërsa Zeka synon po të njëjtën gjë veç se ka ndryshuar emrin në “rruga e elitës”, ku parashikon që të vendosen emrat e brendeve të ndryshme.

Nuk ka munguar edhe kopjimi i stendave me materiale promovuese dhe dizejnimi i tyre i cili është identik me stendat e shumta të cilat Visar Ganiu i ka vendosur nëpër shumë lokacione të Çairit.

Më poshtë mund të shihni KONTRATËN e cila është publikuar nga fillimi i fushatës.