Silva ka vetëm fjalë të mira për De Bruyne.

26 vjeçari, Kevin De Bruyne shkëlqeu në fitoren e Manchester City prej 7:2 kundër Stoke City.

Pas ndeshjes, lojtari është vërshuar nga lëvdatat dhe ndër të shumtit ishte edhe Bernardo Silva, që e konsideron kolegun e tij si “një ndër më të mirët në botë”.

“Kevin, është thjesht i shkëlqyeshëm. Është kënaqësi të lush përkrah këtyre tipave të lojtarëve. Ai çdo ditë po tregon se është një ndër lojtarët më të mirë në botë”, u shpreh Silva.