Pas simptomeve të para të sulmit në tru, duhet që menjëherë të reagohet. Në afat për disa minuta, në tru, për shkak të mungesës së oksigjenit, qelizat fillojnë të vdesin.

Sulmi në tru është arsye kryesore për invaliditet. Në çdo dy sekonda në botë një njeri pëson sulm në tru, ndërsa në çdo gjashtë sekonda si rezultat i sulmit në tru vdesë nga një njeri. Edhe pse viktima të sëmundjes janë më të moshuarit, kohëve të fundit gjithnjë e më tepër po shfaqet edhe te më të rinjtë se 45 vjet.

Sulmi në tru më së shpeshti shkaktohet nga çrregullimi i qarkullimit në tru dhe për shkak të kësaj në pjesë të caktuara të trurit nuk vjen mjaftueshëm oksigjen dhe materie tjera ushqyese që sjellë deri te dëmtimi dhe vdekja e qelizave nervore.

Nëse dyshoni se dikush ka sulm në tru, verefikojeni me test në tre faza.

Menjëherë thirrni ndihmen e shpejtë nëse vëreni simptomet e mëposhtme:

  1. Fytyra-shikoni nëse fytyra është simetrike. Nëse iu duket se njëra anë është e “varur”, kërkoni nga personi të qesh-në rast se nuk mund t’i ngre qoshet e buzëve, diçka nuk është në rregull.
  2. Duart-kërkoni që t’i ngre duart. Nëse njëra dorë është e dobët dhe “bie”, kjo është shenjë për alarm.
  3. Të folurit-për sulm në tru tregon fakti kur personi ka një të folur të çuditshme dhe të pakuptueshme, përsërtije të fjalëve ose frazave.