Ramadan Bajrami dëshmitari kyç i rastit të “Sopotit” sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 theksoi se asnjëherë nuk do ti harrojë inspektorët e MPB-së që e kanë dhunuar dhe që e kanë detyruar që me force të jap deklaratë të rrejshme. Ai tha se deklaratën se ka qenë i dhunuar brutalisht do ta thotë edhe në gjykatë.

“Kur ka ndodhur rasti kam vulën në pasaportë se nuk kam qenë në Maqedoni. Më kanë detyruar me forcë që të jap dëshmi. Njëqind here e kam thënë dhe do ta përsëris. Kaloi shumë kohë, por kurrë nuk do ti harrojë fytyrat e inspektorëve që më maltretuan. Isha maltretuar dhe dhunuar psiqikisht dhe fizikisht”, theksoi Bajrami.

Bajrami ka thënë se i kishin nxjerrë përpara një skicë të ngjarjes dhe emrat e bashkëfshatarëve dhe familjarëve të tij, të cilët ishin akuzuar se kanë vënë mjetin shpërthyes. Ai ka treguar edhe shenjat e plagëve në trup nga dhuna e ushtruar në trup në vitin 2003, kur ndodhi edhe rasti i Sopotit.

13 banorët e shpallur si terroristë 

Rasti i Sopotit është një rast i montuar politik me qëllim burgosjen dhe maltretimin ish-pjesëtarëve të UCK-në në Kosovë e Maqedoni. Montimi eklatant është zbuluar edhe nga përgjimet e fundit të publikuara nga lideri i opozitës maqedonase, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përse akuzohen Sopotasit 

Në vitin 2003 në fshatin Sopot një xhip i Natos duke kaluar nëpër fshatin Sopot për të shkuar në fshatin Sushevë ka hasur në një minë ku humbën jetën 2 ushtarë të Natos dhe një përkthyes.

Gjykata mori vendim që për këtë rast të fajësohen 13 banorë vendas ku vetëm me dëshmiën e Ramadan Bajrmait të cilin e detyruan ta nënshkruante letrën në të cilën pranohej fajësija (Ramadan Bajrmai ka deklaruar publikisht se letrën e kishte nënshkruar pas mallëtretimit që iu bënë disa ditë) ku Sopotasit u denuan me 156 vjetë burg.

Denimin e vuajtën 5 banorë :Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Shaban Limani dhe Zenel Klaiqi, ndërsa 6 banorët tjerë u detyruan ta braktisnin atdheun. Pas disa vitesh burgim familjarët nuk duruan më dhe u detyruan të shikojnë tek Selia e Bashkimit Demokratik për Integrim(të cilët ishin në pushtet) ku qëndruan 1 natë. Ata i premtuan se do të bëjnë ç’mosë për lirimin e të pafajshmëve sopotasë dhe krijuan një Komision të posaçëm parlamentar të cilët e vërtetuan pafasinë e Sopotasëve.

Pavarësisht faktit të njohur nga i gjithë publiku se këta shqiptarët janë të pafajshëm pas vuajtjes së dënimit ata vazhdojnë të maltretohen nëpër procese gjyqësore.

Jo më larg se sot, gjykimi për këtë rast u rikthye nga e para, pasi gjykatësi i kësaj lënbde Jani Nica është angazhuar në Gjykatën e Apelit.

Njëri nga të akuzuarit, Hasan Zeneli i revoltuar nga kjo që po ndodhë tha se, gjykata po tallet me ta.

“Ne jemi duke pritur por nuk e dimë se çfarë po presim. Ne e dimë se jemi të pafajshëm, këtë e dinë edhe i gjithë opinioni, por për cka e zgjasin nuk e dimë. Mjaftë më me këto maltretime. Jemi lodhur duke u sorollatur gjykatave. Duam të rrimë rrahat në shtëpitë tona”, është shprehur ai.

Por tani shpresat janë tek Prokuroria Speciale, pasi që të dënuarit shpresojnë tek drejtësia e vërtetë. Sot ka nisur edhe seanca e parë.