Një nënë e dy vajzave ka bërë diçka që jo çdo grua do të dëshironte ta ndante me të gjithë në rrjetet sociale.

Elise Raquel, nga Australia, dëshironte që t’u tregonte të gjithëve sesi duket trupi i një nënë menjëherë pas lindjes, duke dashur kështu të japë një mesazh për atë që është më e rëndësishme: Sjellja në jetë e një jete të re, pavarësisht shenjave që lë.

Fotoja është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale si dhe në mediat online, duke marrë gjithashtu komente pozitive për guximin dhe mesazhin që Elise përcolli.