Shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega e Çairit sot në hapësirat e kazermës Ilinden organizoi aktivitet ku ishin të pranishëm, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu, si edhe kryeministri Zoran Zaev, së bashku me  kryetarin e ri të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Në këtë takim u bisedua lidhur me projektin ideor të kampusit universitar Nënë Tereza, që do të ngrihet në këtë zonë.

Po ashtu në këtë takim u bë fjalë për projektet e përbashkëta për zhvillimin e komunës, rëndësinë që ka arsimi i lartë dhe aksesi më i shpejtë i të rinjve të komunës  që ofrohet me çeljen  e universitetit Nënë Tereza, por dhe impaktin që do të ketë edhe në fuqizimin e ardhshëm ekonomik të komunës.

“Përveç avantazheve ekonomike,  ndërtimi i kampusit universitar dhe vetë çelja dhe funksionimi i këtij universiteti në tre gjuhë jo vetëm reflekton dimensionin multietnik të komunës së Çairit, por edhe ndihmon në bashkëjetesën ndëretnike”, thuhet nëkumtesë.