Një përleshje ka ndodhur mes shqiptarëve dhe italianë në Lugano ku janë përfshirë dhjetra persona dhe pas perdorimit te thikave gjithcka perfundoi me katër të plagosur, mes tyre tre shqiptare.

Policia bënë me dije se gjatë përleshjes të përgjakshme në një lokal të Luganos, një burrë iu sul me thike disa personave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa agresori ka ikur në drejtim të paditur, shkruan media zvicerane “sda.ch”.

Mes viktimave janë tre shqiptarë, tre italianë mes moshave 23 deri 27 vjeç dhe një 22 vjeçar zviceran.

Njëri është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa tjerët kishin plagosje në dorë dhe këmbë. Asnjëri nuk është në rrezik për jetën, thanë nga policia e Tesinit