Shqiptarët e Dollnenit me padurim presin fitoren e madhe të kandidatit shqiptarë nga radhët e BDI-së, Xhemil Qamili. 29 Tetori do të jetë ditë gëzimi për shqiptarët e kësaj komune, pasi që për herë të parë në histori kryetari i komunës do të jetë shqiptarë.

Ndryshe Komuna e Dollnenit llogaritet njëra ndër komunat më të pazhvilluara në Maqedoni, si pasojë e diskriminimit shumë vjecar që i u është bërë shqiptarëve nga pushtetet maqedonase.

Prandaj është me rëndësi vitale që shqiptarët ta fitojnë këtë komunë, me qëllim të kompenzimit të padrejtësisë historike të cilëve iu është bërë atyre. Shqiptarët e kësaj ane gjithashtu presin mbështetje serioze për kandidatin shqiptarë nga partitë politike shqiptare, duke filluar nga vet partia shqiptare ne pushtet BDI, por edhe  nga partitë tjera.