Nga, Prof.XHEVDET NASUFI

Dhe kuptohet, më 15 Tetor do realizohen zgjedhje vëndore.Çuditërisht, do vëzhgohen ndjeshëm nga komuniteti ndërkombëtar, ama edhe mëçuditërisht, do mbikqyren edhe nga 9000 forca sigurie.Demokraci e çke me te ?!Domosdo,kjo edhe nuk mund të vlersohet si diçpoziti vepër një vend dhe popull me system plural politikë.Vetvetiu është e kuptueshme,praktikimi I sistemit plural politik në praktikimin e zgjedhjeve ka dy dimenzione të rëndësishme që veçohen si specifikë: Sëpari, dimension  I demokratizimit të shoqëris që ngërthen veprimin demokratik të institucioneve themelore të shtetit në njëren anë,por edhe vetëdijsimin demokratik të popullit dhe përgjegjësin e tij për këtë, në anën tjetër.

Duke e konvertuar dhe atribuar këtë gjë ndjej tek Shqiptarët në Ballkan,domosdo do nxjerrim një përfundim jo afirmativ, si në rrafshin etnik,ashtu edhe më shum në atë demokratikë.Konkretisht,Shqiptarët në Shqipëri,Kosovë e nëMaqedoni nuk mund të krenohen me praktikimin e fenomenit të zgjedhjeve të lira dhe përmbajtsore për shum arësye. Do përmëndim si mësim plifikues: Në Shqipërin e demokracisë së brisht aktualisht, qeverisja vetëm nga një parti politike,( PS në këtë rast dhe jo vetëm se ajo është trashigim I formale te së kaluarës , por nga disa përzgjedhje kadrovike në krye të piramidës së pushtetit po të asaj trashegimie politike por edhe nga përzgjedhje të tjera në cilësi dhe sasije mesazhe jo inkurajuese për zhvillimet demokratike të vëndit. Në Kosovë,lëre mëqë mezi u ndërtua qeveria e re,përbërja dhe struktura e saj është amalgam/përzierje/ e cila është e hipotekuar,por edhe e asfisuar funkcionalisht. Mosnatyrshmëria e ndërtimit të saj dhe konfuzioni politiko-strukturor do indikoj efikasitetin dhe funkcionalitetin e veprimit të saj.

Maqedonija është kaptin e veçant.Prijsi I valles politike këtu edhe pse për një varg arësye dhe shkaqe parimore është dashur stafeten e pushtetit ta mbart te të tjerët që më heret,këtë pos asaj që nuk e ka bërë, me mburrje të pakuptimt valvit flamurin e fitores dhe provokimin e bumerangut.Në këtë holocaust plitiko-demokratik vallësi prijnë edhe opozita shqiptare jo rrallherë, ama edhe verdikti(populli), I cili ndërton ngrehinen e qujtur demokraci.Gjersa të parët u deklaruan se si janë në fazën parazgjedhore, verdikti duhet këtë  ta bëj fuqishëm në 15 tetor.

Mendoj dhe gjykoj,zgjedhjet më 15 tetor 2017 do tëmbarojnë me një epilog jobefasues : Shqiptarët do e fitojn Strugën dhe Krçovën si pikat kritike që u “afishuan” nga Gruevski dhe Aliu(ndarja teritoriale e konceptuar pas luftës së 2001 e institucionalizoi politikisht Strugen dhe Krçoven si vëndbanime me popull a shumicët Shqiptare që të udhëhiqen po nga shqiptarët)në zgjedhjet paraprake vendore,ama edhe komunat të tjera të banuara me popullat shumicë shqiptare.  “Ndarja e posteve” të kryetarëve nëpër komuna do bëhet mes dy/tre partive shqiptare dhe përsëri vallen do e luajn të provuarit që është dashur zëshëm ta rivlersojnë dhe rinovojn vehten dhe politikën e tyre. Pra,është reale të befasohem I këndshëm edhe dhimbshëm përsëri. Dhimbëshëm për arsye se mosdemokratizimi I shoqërisë dhe shqiptarëve do vijoj si edhe deri tani, decentralizimi që është dashur të bëhet në segmentet e pabëra(sidomos në segmentin e finansave publike dhe kapitale) do vijoj të mos bëhet,investimet kapitale-publike nuk do ndryshojn në dëm të shqiptarëve, resurse njerzore kadrovike do mungojn dhe tëvijojn të çvendosen përtej kufirit. Do vijojm të shikojm filmin e pare dhe do dëgjojm këngën e dëgjuar,ndoshta me një sasi të shtuar qetësie me brengat e vjetra.

Menduam dhe shpresuam se u ndërtua opozitë e fuqishme,e akceptueshme dhe shpresdhënse shqiptare. MoskoalicionimI I saj mes vedi për qëllime madhore I vrau shpresat,si nëzgjedhjet parlamentare ashtu edhe në këto vëndore.Opozita po dëmton ndjeshëm vetvehten,ama jo vetëm,bashk me te edhe Shqiptarët dhe vet demokracin funkcionale në jetën e tyre politike.