Panucci kërkon nga lojtarët e tij që të japin maksimumin kundër Spanjës të premten mbrëma.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, është pyetur në konferencën për media nëse Kombëtarja shqiptare mund ta befasojë Spanjës të premten mbrëma në në ndeshjen e parafundit në kualifikimet për Botërorin 2018.

Italiani u përgjigj se në futboll gjithçka mund të ndodhë.

“Do të doja që lojtarët e mi të luajnë një ndeshje fantastike dhe të arrijnë diçka të jashtëzakonshme. Në futboll kurrë nuk i dihet, gjithçka mund të ndodhë”, u përgjigj Panucci.