Sot në Tiranë isha mysafire e kryebashkiakut Erion Veliaj për të biseduar rreth aktivitetit të rradhës së Lidhjes së bashkive shqiptare në rajon, ku përveç Tiranës bëjnë pjesë edhe komunat e Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës.

Nëntori është muaji kur bashkë do të mbajmë takimin e dytë të Lidhjes, për të koordinuar masat konkrete me të cilat do të përmirësonim aspektet praktike të shërbimeve komunale në bashkitë që drejtojmë. Ndarja e eksperiencave pozitive do të ndihmonte secilin prej nesh për të arritur rezultate, dhe për të qenë më efikas në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë.

Tirana zyrtare ështe dshmuar të jëtë, dhe gjithnjë do të mbetet një forcë progresive dhe unifikuese për të gjithë ne.