Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të dielën se çdo dialog me Phenianin ishte i kotë, një ditë pasi Tillerson zbuloi se Shtetet e Bashkuara mbanin linja komunikimi me Korenë e Veriut.

“I thashë Rex Tillerson, Sekretarit tonë të mrekullueshëm të Shtetit se po humbte kohën kot me përpjekjet për negociata me Njeriun  Raketë (Rocket Man)” , shkroi  dje ne tweeter Donald Trump duke përsëritur nje nga komentet e tij tallëse në adresë të liderit koreanoverior, Kim Jong-Un.

“Ruajeni energjin tuaj Rex, ne do të bëjmë atë qe duhet bërë!”, shkroi Trump në Twitter.

Shefi i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson, është shprehur të shtunën gjatë një vizite në Kinë se Uashingoni kishte hapur « linja komunikimi » me Phenianin për « të testuar » vullnetin e regjimit të Kim Jong-Un lidhur me fillimin e bisedimeve rreth programit të tij bërthamor, ndërkohë që të dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Comments are closed.