Në rrjete sociale ka qarkulluar një video në të cilën shfaqet djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni dhe partnerja e tij Armina Mevlani në një dasëm në veri të vendit.

Gjatë dasmës shfaqen edhe shumë para të hedhura dhe përse ai nuk ka hedhur si të ftuarit e tjerë ka bërë që Shkëlzeni të reagojë në Facebook përmes një statusi ku shkruan:

“Njoftim per ata qe mendojne te me ftojne ne dasem !

Ne ato pak dasma qe kam marre pjese (nuk me pelqen te rri me ore ne te njejtin vend) jo per aresye imazhi dhe as per mungese respekti ndaj zanatit te orkestres, ato para qe kam vendosur te harxhoj, kam preferuar (gjithmone dhe pa asnje perjashtim) t’ja percjell ciftit dhe jo t’i hedh ne toke, ajer apo t’ua ngjis ne balle valltareve.

Sigurisht ndokush dhe mund te jete zhgenjyer por rendesi ka qe nuk ka qene cifti.

Pas zbulimit te “skandalit” se Shkelzen Berisha edhe pse nuk ka hedhur leke, ka qene pjesmarres ne nje dasem ku jane hedhur para per orkestren, i bej me dije atyre qe me duan ne dasem, te sigurohen qe askush nga te ftuarit nuk do hedhe asnje kacidhe per kengetaret,valltaret, dajallaret, xhaxhallaret, kushurinjte, arinjte ….. . Ne rast te kundert nuk do te padis portalet por ciftin, orkestren te ftuarit dhe lokalin.

P.S 

Falenderoj nga zemra portalet qe nuk me kane ngaterruar me dhendrin,”-përfundon Shkëlzeni në rrjete sociale.