Aktorja e “Portokalli” Delinda Zhupa ka shpërthyer në kritika të forta për shfaqjen në teatrin e Metropol “Euridita”.

Ajo ka qenë një kritike mjaft e ashpër ndaj kësaj shfaqje dhe këtë e ka shprehur përmes një statusi në rrjete sociale.

“Turp e faqa e zezë. Një punë jashtëzakonisht e dobët. Marr shkas të shkruaj se po edukojnë publikun me një teatër të keq, të dobët, pa nivel, amator…ndjesë nëse fyej ndonjë profesionistë, më shumë regjizor në role sesa aktor

Teatri i Metropolit po merret më shumë me fasadën sesa me punë të mira” shkruan Zhupa, duke mos duruar dot më kritikat, siç thotë ajo, pasi e ka parë shfaqjen. Por, për drejtuesen Jonida Beqo, ka edhe disa fjalë të tjera.

“Keqardhje për drejtoreshën sepse vjen nga Amerika pa CV, kjo mesa duket nga punët e vrullshme të saj dhe do ta mbushë aty në skenë, me kostume, me role e regji, të gjitha këto njëkohësisht. Përpos faktit tepër të rëndë dhe fyes që detyron punonjësit të bëjnë shfaqje besimtare. Ha moj bukë, por jo me lopatë se mbytesh, ha me lugë, se zoti të ka bërë njeri dhe jo arid he je aq e “komunikueshme” dhe e vuajtur” sa ke veshur pelerinën e shtirjes duke shpleguar çdo gjë a thua se po tregon transparencë dhe vërtetësi me terma dhe metoda nga Amerika. Ji drejtoreshë, nëse e mësove në këto pak kohë që ta bësh.

Lërja regjinë regjisorëve, dhe rolet aktorëve. Dhe lëre mënjanë harpagonllëkun që të ka hyrë në gjak për pak kohë. Shkruajta gjatë siç shkruan ti, por jo për të gënjyer siç bën ti, por për të thënë të vërtetën”,-përfundon komenti i saj në rrjete sociale.