Muriqi është vlerësuar si më i miri në fitoren 2:1 të Genclerbirligi ndaj Besiktasit.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar gol në fitoren prej 2:1 të Genclerbirligi ndaj kampionëve të Turqisë, Besiktas, shkruan Gazeta Express.

Numri nëntë i Kosovës hapi serinë e golave në minutën e 16’, kurse për 2:0 realizoi Aleksandar Scekic në minutën e 73’të.

Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët ishte goli që vlen sa për statistika i shënuar në minutën e 87’ nga Cenk Tosun nga pika e bardhë.

Muqir, së bashku me Ahmet Oğuz, janë vlerësuar si më të mirët në këtë ndeshje, duke marrë notat (7.6).

Kjo ishte vetëm fitorja e dytë në tetë ndeshje për Genclerbirligi, që renditet në pozitën e 15 me shtatë pikë të grumbulluara