Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka reaguar pas vendimit për të ndërtuar stadiumin në Drenas.

Ahmeti e ka quajtur të paarsyeshëm ndërtimin e një stadiumi nga qeveria pa u ndërtuar stadiumi nacional në Bërnicë.

Postimi i plotë:

Stadiumi kryesor i secilit shtet gjithmonë është në kryeqytet. Është e paarsyeshme që të diskutohet ndërtimi i çfarëdo stadiumi tjetër nga qeveria pa u ndërtuar stadiumi nacional në Bërnicë, Kryeqytet, Komuna e Prishtinës.