Kompania “Gjoka konstruksion” është shpallur fituese për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, kompanitë e tjera kishin mangësi ose parregullsi në dokumentet e paraqitura apo të kërkuara nga ky institucion, çka solli edhe skualifikimin e tyre.

Ministria e Financave thekson se:

-Nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar në sistemin elektronik, në këtë procedurë rezultoi se operatori ekonomik “Adem Pojani” kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk përmbushnin kriteret e kërkuara, rrjedhimisht oferta u skualifikua.

-Nga shqyrtimi i dokumenteve të sistemit u konstatua se operatori ekonomikshoqëria “Alb-Star” sh.p.k. kishte paraqitur disa dokumente teknike dhe ligjore por nga analizimi i tyre rezultoi se nuk kishte ofertë financiare dhe nuk plotësoheshin kriteret e kërkuara. Për këtë arsye, komisioni vendosi të skualifikojë operatorin “Alb-Star” sh.p.k.

-Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në sistem nga operatori ekonomikshoqëria “Gjoka Konstruksion”, rezultoi se ajo kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor në përputhje me kërkesat e dokumenteve të procedurës konkuruese dhe komisioni vendosi ta kualifikojë ofertën për fazën e vlerësimit.