Gazetari i njohur Arian Çani, i bezdisur shumë me çështjet “Saimir Tahiri”, që ai e etiketon me fjalët “nisi si dramë dhe po kthehet të komedi e politikës. Telenovela sapo ka filluar”, ka vendosur si asnjëherë tjetër që të qëndrojë larg ngjarjes më të madhe të aktualitetit shqiptar, por e ka nisur emisionin me një transgjinor.

Bëhet fjalë për Endri Abdullahin nga Vlora, të cilit të gjithë i thërrasin “Endra” për shkak të prirjeve të tij seksuale.

“Endra” ka mbërritur më studion e “Zonë e Lirë” për të bërë thirrje për ndihmë për mbështetje financiare për të bërë transformimin nga mashkull në femër, duke nisur nga marrja e hormoneve deri tek operacionet për të ndërruar gjininë.