Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte ka deklaruar në emisionin Opinion, se nuk pranon aspak moral nga ata politikanë që kanë qeverisur këtë vend për 25-vite.

Tahiri tha se historia e kanabisit nuk lindi me mua, por me ardhjen e PS në pushtet ajo filloi të mbarojë.

Ai tregoi se pas Lazaratit, nuk kishte frikën e ditës së parë kur shkoi në luftë në ata fshat, sa kishte frikën e ditës së parë të paqes në Lazarat.

Sipas tij, pikërisht kjo gjë, e bënte tregun me më shumë etje për këtë histori.

Ish-ministri theksoi se për gjithë këtë histori, u treguam të pakujdesshëm në lidhje me mesazhet që i jepnim publikut.