Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu, sot deklaroi se i ashtuquajturi Shteti Islamik kontrollon më pak se pesë për qind të territorit sirian.

Minsitri rus i Mbrojtjes theksoi se SHI ka kontrolluar më shumë se 70 për qind të territorit në Siri para fillimit të operacionit të forcave ushtarako-ajrore ruse, para dy viteve.

Sipas tij, rreth 998 qytete dhe lagje janë çliruar, ndërsa një numër i madh i ekstremistëve janë vrarë. Shojgu, në takimin e katërt të ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare dhe partnere për dialog të Asociacionit të kombeve në Azinë Juglindore në Filipine, tha se ka filluar procesi i kthimit të jetës së qetë në Siri.