jë shofer ka shpëtuar nga vdekja e sigurt pasi një shtylla prej çeliku ka shpuar gjoksin e tij, gjatë një aksidenti automobilistik në një autostradë në jug-perëndim të Kinës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 33-vjeçar, i cili u mbërthye në vendin e shoferit, ndërsa njëri nga shtyllat, të cilat ndanin rrugët, depërtoi në makinë dhe u drejtua drejt në pjesën e djathtë të gjoksit të tij.

Ekipet e shpëtimit duhej ta nxirrnin atë së bashku me ulësen në spital para se mjekët të largonin shufrën nga trupi i tij pas një operacioni prej shtatë orësh.