Edhe një sportist shkupjan po bën karrierë në sportet luftarake jashtë vendit. Bëhet fjalë për djaloshin 23 vjeçar, Mergim Asani, i cili po jetoj dhe vepron në Vien të Austrisë. Ai karrierën e ka nisur me kik-boks në moshën 12 vjeçare, kurse më pas vazhdoi në boks. “Gjithmonë kam pasur dëshirë që të merrem me sporte luftarake, andaj edhe u futa me një klub këtu në Vjen ku trajner ishte Franz Haberl. Ai pa talentin tim dhe pas 1 viti e gjysmë më futi në ring. Fillimi i karrierës ka qen pak i vështir për mua sepse isha i ri dhe në anën tjetër problem ishte edhe ana financiare por e kisha qëllimin tim dhe arrita që ti menaxhoj gjërat. Ndeshja e parë e pata të vështirë sepse nuk dija me kë do dal të përballem se ndodhën disa gjëra të paparashikuara, kjo më bëri një dekoncentrim dhe kështu e humba ndeshjen e parë”, thotë Asani, duke shtuar se në vitin 2012 ishte pjesëmarrës në një turnir MuayThai-Rules ( me bërryl ) ku edhe arriti të bëhet kampion. “Kam shumë ndeshje në kikboks dhe boks kurse qëllimi im është që një ditë të bëhem kampion bote në versione të ndryshme si dhe ta ngrej flamurin lartë”, thotë djaloshi shkupjan. Ndryshe, ndeshjen e radhës në boks Mergimi thotë se do ta ketë më 20.10.2017 në Pottendorf dhe për këtë po zhvillon përgatitjet intensive. “Momentalisht jam i koncentruar vetëm për ndeshjen e radhës me kundërshtarin nga Bosnja Mirsad Husiq. Dhe për këtë po bëj përgatitjet intensive me trajnerët e mi. Kam edhe spraing dhe deri më tani pas shkon gjithçka sipas planit. Besoj në fitore dhe shpresoj se do t’ia arrij”, deklaroi Mergim Asani. Në pyetjen tonë se si e kanë marre familja që ai merret me sporte luftarake? Mergimi shkurt tha se më se vështiri e ka pasur të bind nënën e tij të shikoj ndeshjet e tija, kurse babi dhe vëllai e përkrahin në çdo moment.