Këshilli grevist i Shoqatës së Personave të Shurdhër dhe Shurdhmemecë nga Shkupi ka mbajtur të hënën një protestë të qetë para godinës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku ka kërkuar nga kjo ministri dhe institucionet e tjera kompetente që të ndërmarrin masa adekuate në drejtim të zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet kjo kategori e qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e Personave të Shurdhër dhe Shurdhmemecë nga Shkupi thotë se nevoja për tejkalimin e kësaj situate të padurushme ka qenë shkaku kryesor për organizimin e kësaj proteste.

“Kompetentët të njoftojnë opinionin e gjërë në edicionet qendrore të lajmeve për problemet të cilat i kanë këta persona në Republikën e Maqedonisë, të jenë më të pranishëm në terren për të raportuar për veprimet antiligjore, por edhe për aktivitetet e personave të shurdhër dhe shurdhmemecë”, thuhet në tekstin e përpiluar me kërkesa, në të cilën gjithashtu kërkohet që Ministria për Punë dhe Politikë Sociale të bëjë kontrolle në punën e Lidhjes Kombëtare të Personave të Shurdhër dhe Shurdhmemecë.

Ata thonë se gjatë viteve 2016 dhe 2017 në disa raste i janë drejtuar ministrisë me kërkesë të shkruar për tejkalimin e vështirësive, duke alarmuar për punën joligjore të Lidhjes Kombëtare të Personave të Shurdhër dhe Shurdhmemecë, por se kërkesat e tilla janë injoruar.

Sipas informacioeneve që posedojnë, në qyettin e Shkupit ka mes 400 dhe 500 persona të shurdhër dhe shurdhmemecë.