Një aksident me një të plagosur rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Mësohet se i plagosuri është Gjovalin H., rreth 65 vjeç.

Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e thive”.

Gjovalin H. ka qenë ecur lëvizur me motoçikletë, kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi A.K..

Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa i plagosuri është transportuar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.