Një qendër banimi, rezidence për emigrantët që kërkonin azil në Itali duket se ka qenë kamuflimi më i mirë për një rrjet trafikantësh droge dhe prostitucioni.

Në vendbanimin e azilkërkuese ishin të strehuar plotë 124 persona me kombësi të ndryshme, por qe shqiptaret kishin zgjedhur per ta perdorur edhe per arsye te tjera.

Mediat lokale shkruajnë se organizatorët e shpërndarjëe së kokainës dhe marijuanës ishin pesë shqiptarë të moshës 24 e 34 vjeç, të cilët sipas hetuesve organizonin takime me blerësit e lëndës narkotike pikërisht në “Residence Felicioni”, e cila përdorej njëherësh edhe si një hotel me tre yje për ushtrimin e prostitucionit edhe me të mitur.

Operacioni i policisë ka nisur që vitin e kaluar ku në muajin prill është arrestuar një shqiptar me 40 gram kokainë. Ka qenë kjo shenja e pare per policinë italiane për të nisur përgjimet ambientale në këtë zonë dhe për të finalizuar sot operacionin duke vënë në pranga 5 shqiptarët. Ata kanë zbuluar se ishin pesë dhoma që ata i përdornin për afera të ndryshme seksuale por edhe për festa të çmendura me drogë. Shqiptarët akuzohen nder te tjera edhe për kërcënim të disa klientëve për të paguar shumën që ata përcaktonin për festat ‘e mahnitshme’ mes droge dhe seks.