Kriza diplomatike mes SHBA-së dhe Turqisë është “e tepruar” dhe së shpejti do të tejkalohet, deklaroi mbrëmë zëvendëskryeministri turk Mehmet Shimshek në Uashington.

Ai shtoi se mbrojtja dhe siguria e diplomatëve amerikanë në Turqi është “top prioritet”, ndërsa arrestimin e përfaqësuesve të misioneve amerikane në Turqi e vlerësoi si hetim “rutinor”.

“Nuk duam që ky kontest të vazhdojë asnjë sekondë më tepër”, theksoi Shimshek para Odës tregtare të SHBA-së.

Tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit kanë filluar me arrestimin e dy shtetasve turq, të punësuar në misionet diplomatike amerikane. Si përgjigje të kësaj, shërbimet konsullare amerikane kanë ndërprerë me dhënien e vizave joemigruese për shtetasit turq. Disa orë Turqia ka vendosur masë të njëjtë për qytetarët amerikanë.