Përveç pushtetit qendror,  duhet t’i çlirojmë edhe komunat nga regjimi i deritanishëm i Nikolla Gruevskit dhe të mbarojmë me qeverisjen jotransparente, korruptive dhe kriminale në Republikën e Maqedonisë, tha sot kandidati për kryetar të Shkupit nga LSDM-ja, Petre Shilegov.

I shoqëruar nga kandidati për kryetar të komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, Shilegov theksoi nevojën për të ndërtuar një urë për këmbësorë për banorët e lagjes Keramidnica, që të kenë, siç tha, komunikim më të mirë me pjesët tjera të qytetit.

Ai përsëriti se është e domosdoshme në Shkup dhe komunat tjera, vetëqeverisja lokale të punojë në interes të qytetarëve, të dëgjojë mendimet e tyre, mendimet dhe nevojat e tyre, si dhe t’i lejojë të participojnë në marrjen e vendimeve.