Petre Shilegov kohët e fundit edhe zyrtarisht do të marr udhëheqjen si Kryetar për Qytetin e Shkupit dhe një nga aktet e para që do të sjellë do të jetë ndalesa dhe auditimi i të gjitha ndërtesave të projektit Shkupi 2014, duke përfshirë edhe rrotën Parnomarike në ujërat e Vardarit, transmeton TetovaSot.

Shilegov vuri në dukje se një strukturë e tillë do të jetë shumë e dëmshme për lumin Vardar ku shtrati I lumit është shume I rrezikuar nga të gjitha objektet e tjera që janë ndërtuar, kështu që nuk duhet të lejohet edhe ndërtimi I Rrotës Panoramike por më tepër do të përqendrohemi me strukturën aktuale si një urë për këmbësorë në këtë vend dhe mendoj se kjo do të ishte e mirëpritur.

Të gjitha kontratat e nënshkruara me furnizuesit dhe kompanitë e ndërtimit do të shqyrtohen me kujdes dhe, nëse është e mundur, për shembull rrotën do ta zhvendosim tek Luna Park i ri në Shkup ku do te jetë vendndodhja më e përshtatshme.

Rrota Panomarike ka një sistem të komplikuar të financimit, të miratuar nga qyteti I Shkupit, e ka ndërtuar Ndërmarrja e transportit publik, e cila do ta kishte menaxhuar, dhe paratë do ti jepte Qeveria përmes Agjencisë për komunikime elektronike.

Qeveria e re të vetëm gjë që e bëri është ndalimi i transfereve nga buxheti shtetëror, kurse Qyteti i Shkupit edhe pse transferoi një masë të parave në ndërmarrjen publike theksoi   se është për sistemin elektronik të pagesës, kurse jo për ndërtimin e Rrotës Panoramike./TetovaSot/