Kryetari i Shkupit Petre Shilegov i ka dhënë mbështetje të madhe kandidatit të BDI-së në Saraj, Blerim Bexhetit. Ai bashkë me Bexhetin janë zotuar para banorëve të Sarajit se do të ndërtojnë Poliklinikën një projekt i nevojshëm i banorëve të Sarajit.

Bexheti dhe Shilegov  thanë se shumë projekte të përbashkëta do të realizojnë mes komunës së Shkupit dhe komunës së Sarajit.

Kryetari i Shkupit Shilegov dhe kandidati për Sarajin, Bexheti sot gjithashtu kanë vizituar shumë objekte afariste ku ju premtuan një bashkëpunim të mirëfilltë mes komunës dhe bizneseve në këtë komunë.

Ndryshe Bexheti është kandidati më i votuar në komunën e Sarajit ku me 29 tetor pritet një fitore e madhe ndaj kundër kandidatit të BESËS.