Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe organizata civile “Onlimit media” sot organizojnë debat për raportimin e mediave në fushatën zgjedhore.

Debati do të mbahet në Klubin e Gazetarëve, ndërsa është paralajmëruar fjalim i drejtorit të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale Zoran Trajçevski, kryetari i organizatës civile CIVIL Xhabir Deralla dhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani.