Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i bën thirrje Qeverisë urgjentisht, në afat sa më të shpejtë të mundshëm, të sigurojë mjete për shlyerjen e borxhit që RTVM-ja e ka ndaj Unionit radiodifuziv evropian (EBU), i cili arrin rreth gjysmë milionë euro.

SHGM-ja thekson se në atë mënyrë do të largohet rreziku që RTVM-ja të “shkëputet” nga Familja evropiane radiodifuzive, që paraqet hap të madh mbrapa në procesin e integrimeve evropiane me të cilin në mënyrë shtesë prishet imazhi i Maqedonisë.

Mos shlyerja e borxhit do të thotë se RTVM-ja nuk do të mund të transmetojë program nga një anëtar i EBU-së, as ndeshje sportive, filma, emisione të huaja, filma vizatimorë, program dokumentar.

Për momentin, sipas informacioneve nga qendra e EBU-së, RTVM-ja nuk ka qasje deri te përmbajtjet që transmetohen përmes serviseve të tyre.

Reagimi i EBU-së, sipas SHGM-së është pasojë e punës shumëvjeçare joekonomike të servisit publik për çka duhet të bartë përgjegjësi.

Siç njofton MIA, përjashtimi i RTVM-së nga EBU është rezultat i modelit jofunksional të financimit të servisit publik dhe të menaxhimit të keq, thekson SHGM-ja,

Këshilli programues i RTVM-së në seancën e djeshme solli konkludim me të cilin kërkoi nga Qeveria ta shlyejë borxhin e RTVM-së ndaj Unionit radiodifuziv evropian.