Sipas trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave kombëtare në botë, Cristiano Ronaldo ka qenë lojtari më i mirë në planet gjatë vitit 2017.

Superylli portugez mori 43.16 për qind të votave, Messi siguroi 19.25 për qind ndërsa Neymar vetëm 6.79 për qind, transmeton portali arbresh.info.

Fituesi nuk ishte befasi sepse Ronaldo ka qenë favorit për të fituar çmimin invidual pasi i ndihmoi Real Madridit të fitoj La Ligan dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Por, a e meritoi Ronaldo të jetë fitues?

Nëse çmimi gjykohet bazuar në suksesin e skuadrës dhe kontributin individual, atëherë mund të themi se po, Ronaldo e meritoi plotësisht çmimin e fundit. 32-vjeçari shënoi 42 gola brenda 46 ndeshjeve sezonin e kaluar, dy nga të cilët erdhën në finalen e Ligës së Kampionëve.