Shevchenko e konsideron Kosovën si Kombëtare të rrezikshme, por thotë se dëshirojnë vetëm tri pikët nga ndeshja në “Loro Boriçi”.

Përzgjedhësi i Ukrainës në futboll, Andriy Shevchenko, ka thënë se Kosovën e sheh si kundërshtar të fortë para përballjes në ndeshjen e parafundit në kualifikimet për Botërorin 2018.

Kosova dhe Ukraina përballen të premten në “Loro Boriçi” të Shkodrës, me Ukrainën që synon të kualifikohet në Botëror.

“Kosova ka luajtur ndeshje shumë të mira dhe është një kundërshtar i fortë”, u shpreh ai.

“Ne kemi ardhur këtu me synim të arrijmë fitore dhe të marrim tri pikë. E dimë se nuk do të jetë e lehtë pasi ata janë gjithmonë të rrezikshëm për portën tonë, por ne dëshirojmë t’i marrim tri pikët”, ka shtuar Shevchenko