Është dënuar me dy muaj shërbim prove shtetasi me inicialet F.G, i cili ka përfunduar në dyert e gjykatës për dhunë në familje.

Ka qenë bashkëshortja e tij e cila e ka denoncuar në Polici për ngjarjen e ndodhur në datën 30.05.2017, ku në vendimin e gjykatës thuhet se debati mes tyre ka nisur për syzet e më pas për qesen e plehrave, e ka përfunduar me hedhje atletesh në kokë.

“Kur kanë qene ne banese duke pire kafe, ne nje moment shtetasi F.G e ka pyetur bashkeshorten se ku ishin syzet e tij dhe ajo i eshte pergjigjur “pse une do t’i gjej syzet ty”. Pas kesaj ai i ka pare qesen e plehrave prane deres kryesore ne korridor dhe i ka thene bashkeshortes se pse e kishte lene aty. Me pas kane filluar debatet. Ne debat e siper ai ka kapur nje atlete dhe e ka qelluar bashkeshorten e tij, por ajo eshte shmangur dhe nuk eshte goditur. Më pas ai ka marrë atleten tjeter dhe e ka qelluar ne koke”, thuhet në vendimin e gjykatës, raporton “Panorama”.

Ndodhur ne keto kushte gruaja eshte paraqitur prane Komisariatit te Policise nr.1, Tirane ku ka bere kallezim perpara oficereve te policise gjyqesore.

Ne seance gjyqesore i pandehuri e pranoi plotesisht akuzen dhe fajesine, si dhe tregoi pendim te thelle per vepren e kryer prej tij. Ai deklaroi se eshte nje familjar shume i rregullt. Bashkeshortja e tij ka probleme shendetesore dhe shpesh here behet nevrike, por tani marredheniet i kane te normalizuara.