Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të enjte në qendër të komunës italiane Barzio. Gjatë pasdites së vonë, një shofer nxori nga brezi një pistoletë dhe e shkrepi. Për fat të mirë, ai e drejtoi armën drejt tokës dhe askush nuk u lënduar, raportojnë mediat lokale.

Ai që shkrepi armë ishte një shqiptar, i cili qëlloi për të trembur një tjetër shofer, edhe ai shqiptar. Ngjarja ndodhi pasi makinat e të dyve u përfshinë në një aksident rrugor.

Pas të paktën një të shtëne, autori hipi sërish në mjetin e tij dhe u largua.

Efektivët janë ende në kërkim të shqiptarit i cili qëlloi me armë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve lokale.