Në suaza të  Ditëve të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe personave me aftësi të kufizuara, sot në Qendrën Rinore “Dua të di” – Vodno do të ketë shërbimeve dermatovenerologjike falas për djem dhe burra me aftësi të kufizuara.

Ditët do të zgjasin nga 19 tetor deri më 10 nëntor dhe kanë për qëllim t’i aktualizojnë çështjet për të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues të personave me aftësi të kufizuara mes opinionit më të gjerë dhe t’i inkurajojnë personat me aftësi të kufizuara të flasin për përvojat e tyre dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre seksuale riprodhuese.

Organizator është Asociacioni për edukim dhe hulumtim shëndetësor “HERA. Janë paraparë edhe kontrolle gjinekologjike falas për vajza dhe gra me aftësi të kufizuara, punëtori për privatësi, faza zhvillimore dhe proces të rritjes dhe pavarësimit, projeksion të filmit “Sesione (The Sessions) dhe tribunë publike për shëndetin seksual dhe riprodhues.