Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot mori pjesë në solemnitetin me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara, e cila iu përkushtua iniciativës për rritje të vetëdijes publike për realizim të 17 qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të miratuar nga ana e liderëve botërore në vitin 2015, njoftoi shërbimi qeveritar për informim.

“Askush të mos anashkalohet” ishte lajtmotivi i solemnitetit të sotëm që u mbajt në Shkup, në të cilin në pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të agjencive të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, korit diplomatik dhe të organizatave civile, me fjalime rasti u drejtuan koordinatorja e përhershme e KB-së në Maqedoni Luiza Uinton, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe kryeministri Zoran Zaev.

Zaev në fjalim theksoi se nga “zvogëlimi i varfërisë”, e deri te “puna dinjitoze” dhe “energjia qasëse dhe e pastër”, secili nga 17 qëllimet paraqet sfidë për gjithë botën dhe për realizimin e tyre nevojitet bashkëpunim nga ana e të gjithë qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediat dhe qytetarët.

“Së bashku me të gjithë vendet e tjera, jemi të përkushtuar në implementimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Për këtë nuk ekziston obligim njerëzor, i cili është shumë më i fuqishëm nga ai ligjor”, theksoi kryeministri.

Përfaqësuesja e përhershme e KB-së në Maqedoni tha se esenca e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm është pasqyruar në fjalinë “Askush nuk do të anashkalohet”.

“Ky është parimi ynë udhëheqës në gjithçka që bëjmë. Më vjen mirë që programi reformues i Qeverisë është bazuar mbi të njëjtin parim. Në këtë Ditë të Kombeve të Bashkuara e ftojmë secilin individ që të zgjedhë qëllimin e tij dhe së bashku të punojmë drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Uinton.

Влада он

Ministri i Punëve të Jashtme Dimitrov, duke u lidhur me fushatën që e filloi ekipi i KB-së në Maqedoni, theksoi se edhe Qeveria ka për qëllim që të ndërtojë shoqëri me mundësi për inkuadrim të të gjithë qytetarëve.

“Edhe unë, si ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, kam për qëllim të kontribuoj drejt kësaj përmes bashkëpunimit intensiv ndërkombëtar, këmbimit të përvojave me vendet e tjera anëtare të KB-së dhe me angazhim që askush të mos anashkalohet”, tha Dimitrov.

Në rekomandimet për realizim të agjendës globale për realizim të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së thuhet edhe se gjatë javës së kaluar, onlajn fushata me titull #EdheUnëKamQëllim ka inspiruar qindra qytetarë që të ndajnë se çfarë bëjnë që të ndihmojnë të arrihet qëllimi i tyre i preferuar zhvillimor. Entuziazmi i këtillë, shtohet, konfirmon se madje edhe ndryshimet më të vogla në stilet tona të jetës mund t’i ndihmojnë gjithë botës që t’i afrohet vizionit të Kombeve të Bashkuara për botë më të drejtë, më të sigurt dhe më të pastër.