Ditë më parë filloi vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin. Vaksinimi është masa e vetme parandaluese mbrojtëse kundër gripit dhe rekomandohet për personat  mbi 65 vjeç, veçanërisht personat me sëmundje kronike, fëmijët nën 3 vjet, punonjësit e shëndetësisë, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, shtatëzënat  si dhe personat me imunitet të dobët.

“Benefitet nga vaksinimi janë shumë të mëdha,përshkak se bënë parandalimin e gripit por edhe në qoftë se sëmuren nga gripi atëherë mund ta kalojnë në formë më të lehtë,vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar rreth 500 persona ndërsa sot rreth 280 perosna.Gjithcka po rjedhë mire, edhe këtë vit kemi 5000 doza vetëm për qytetin e Shkupit” – tha Lulëzime Bajrami nga Q.SH.P. Shkup.

Vaksina mbulon të gjitha llojet e virusit të gripit që qarkullojnë në hemisferën veriore, duke përfshi Evropian dhe Maqedoninë.

Vaksina është e  përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe mbron kundër tri llojeve të virusit të gripit të grupit A dhe një lloji të virusit të grupit B. vaksina është siguruar nga Holanda dhe kushton 400 denarë.

Qytetarët do të mund të vaksinohen  në qendrat shëndetësore publike dhe në njësitë  e tyre rajonale. Vaksinimi kundër gripit është në bazë vullnetare.