Rreth 200 punëtorë koreanoveriorë u vranë pas shembjes së një galerie që një nga zonat e testeve bërthamore në vend. Lajmi jepet nga televizioni japonez Asahi, sipas të cilit, tuneli u shemb në fillim të këtij muaji në zonën Punggye-ri, ndërsa brenda tij gjendeshin 100 punëtorë. Rreth 100 të tjerë u dërguan për të shpëtuar kolegët e tyre, por fatkeqësisht humbën jetën kur në tunel ndodhi një shembje e dytë.

Nuk ka një datë të saktë për shembjen e tuneli dhe dihet vështirësia për të konfirmuar lajme nga Koreja e veriut, por tragjedia ndodh pak javë pasi regjimi koreanoverior kreu testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor pikërisht në këtë bazë.

Ekspertët thonë se ka mundësi që shembja e tunelit të jetë pasojë e testit të fuqishëm bërthamor, pasi sizmologët regjistruan shembje të vogla që në orët e para pas testit bërthamor të 3 shtatorit. Satelitët duket se konfirmojnë shembjen masive të tunelit, pasi nga lart kanë fotografuar ndryshim të formës së relievit dhe rrëshqitje dheut.

Testet e mëparshme bërthamore duhet të kenë shkaktuar mjaft dëme në rrjetin e tunele dhe ekspertët koreanojugorë paralajmërojë se testet e ardhshme mund të sjellin shembjen e malit Matap dhe çlirimin e radioaktivitetit në atmosferë. Edhe shkencëtarët kinezë kanë bërë paralajmërime të ngjashme duke sugjeruar se rrezet radiokative mund të përhapen në të gjithë hemisferën nëse mali shembet.