Aktorja Eva Longoria është duke kaluar kohën e saj të lirë së bashku me familjen.
Ajo gjatë kësaj jave ka shpërndarë një foto në rrjetin shoqëror, derisa qëndron së bashku me nënën e saj Ella në Los Anxhelos.
“Unë dhe nëna”, ka shkruar Eva.
Ylli i Telenovela është veshur në rroba me ngjyrë të zezë.
Ndryshe, Eva përmes një videoje u ka bërë thirrje fansave që të ndihmojnë viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Meksikë.