Drejtori i CIA’s, Mike Pompeo ka paralajmëruar se Koreja e Veriut është në prag të mundësisë për të goditur Shtetet e Bashkuara me një raketë bërthamore.

Ai theksoi se Uashingtoni ende preferonte diplomacinë dhe sanksionet, por tha se forca ushtarake mbetet një opsion.

Koreja e Veriut pretendon se tashmë ka aftësinë për të goditur SHBA, transmeton oranews.

Pompeo tha gjithashtu se një çift amerikan-kanadez peng i liruar javën e kaluar në fakt ishte mbajtur në Pakistan, dhe jo në Afganistan siç u supozua fillimisht.

Ai tha se kanadezi Joshua Boyle dhe gruaja e tij amerikane Caitlan Coleman ishin “mbajtur për pesë vjet brenda Pakistanit”.